
Tiranë- Një aksident masiv ka ndodhur pranë “Pallatit me Shigjeta” gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme.
Një automjet luksoz tip “GLE” ka përplasur tre automjete të tjera. Mësohet se një prej mjeteve tip “BMW” ka qenë në ndjekje të benzit luksoz dhe e ka përplasur atë me dy makina të tjera.
Pas aksidentit, dy persona nga automjeti “BMW” kanë dalë me leva hekuri për të dhunuar personat që ishin në mjetin tip “GLE Benz”.
Në atë moment në vendngjarje kanë mbërritur makinat e policisë dhe drejtuesit e mjeteve janë larguar me vrap. Aktualisht po punohet për kapjen e tyre. Versus.al







