AKTUALITET /

Përmbytjet në Durrës: Prokuroria sekuestron dokumentet e hidrovorit të Porto Romanos, dyshohet për paracaktim tenderi

Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar dokumentet për ndërtimin e hidrovorit të Porto Romanos, pas përmbytjeve që shkaktuan një viktimë dhe dëme milionëshe. Dyshohet se hidrovori nuk ka funksionuar si duhet dhe tenderi mund të jetë paracaktuar.

Shkruar nga Versus
Përmbytjet në Durrës: Prokuroria sekuestron dokumentet e
Pamje nga përmbytjet në Durrës

Prokuroria e Durrësit, e cila ka nisur hetimet prej disa ditësh për të përcaktuar shkaqet e përmbytjeve në qark, ku u shkaktua një viktimë dhe dhjetëra milionë  euro dëme materiale, sekuestroi dokumentet që lidhen me ndërtimin e hidrovorit të ri në Port Romano, me vlerë 19 milionë euro.

Sipas grupit të hetimit është bërë sekuestrimi i dokumenti “Hartim i studimit të projektit për rehabilimin e infrastrukturës së rrjetit të kullimit në zonën e Porto Romanos-Kënetë dhe sistemi i rrjetit të ujërave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit, në kuadër të procesit të rindërtimit me fond limit 87 milionë lekë”.

Gjithashtu është marrë pranë Bashkisë së Durrësit e gjithë procedura tenderuese për hidrovorin, e po ashtu dokumentet e zbatimit të projektit.

Ka dyshime se hidrovori nuk ka funksionuar e për pasojë janë shkaktuar edhe përmbytjet.

Çarja e argjinaturës në Fier, banorët humbin kontaktet me familjarët: Uji erdhi me forcë

Tenderi për ndërtimin e hidrovorit të Porto Romanos u fitua nga kompanitë vëllezërit Hysa, 2T dhe Adriatik. Kompania Adriatik zotërohet nga babai i Spartak Kovaçit, i cili ka qenë drejtor i Ujësjellës-Kanalizimeve në Durrës dhe ka dyshime se tenderin për hidrovorin mund të jetë paracaktuar.

Poll