
Një 28 vjeçar i identifikuar si L.K është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka përndjekur dhe kanosur në rrjete sociale një grua 37 vjeçare në Tiranë.
Duke hapur llogari false në internet, i riu i ka shkaktuar ankth dhe panik 37 vjeçares të cilën e përndiqte në platforma si “Instagram” dhe TikTok. Në celularët që iu sekuestruan 28 vjeçarit me banim në fshatin Halilaj të Fushë Krujës, u gjetën llogaritë me anë të të cilave kanoste 37 vjeçaren.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al

