
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të marte në aksin “100 Vjetori” Vlorë–Panaja, pranë rrethrrotullimit të Panajas.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet i drejtuar nga Jakup Meleq është përplasur me një motomjet që drejtohej nga Bernhard Liske.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Burime paraprake bëjnë me dije se ai ka pësuar dëmtime të lehta, ndërsa gjendja e tij shëndetësore pritet të konfirmohet zyrtarisht nga mjekët.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

