AKTUALITET /

Austria dhe Shqipëria aksion të përbashkët policor, goditen dy call center-a pranë Liqenit të Thatë!

Aksioni u koordinua nga Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me organet ligjzbatuese austriake dhe u përqendrua në zonën e Liqenit të Thatë, ku u ushtruan kontrolle në ambientet e dy subjekteve që dyshohet se ushtronin aktivitet të paligjshëm.

Shkruar nga Versus

Austria dhe Shqipëria aksion të përbashkët policor, goditen

Një operacion i përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe atyre austriake është zhvilluar këtë të martë në Tiranë, ku janë goditur dy call center-a të dyshuar për mashtrimin e qytetarëve europianë dhe përfitimin e shumave të mëdha parash.

Aksioni u koordinua nga Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me organet ligjzbatuese austriake dhe u përqendrua në zonën e Liqenit të Thatë, ku u ushtruan kontrolle në ambientet e dy subjekteve që dyshohet se ushtronin aktivitet të paligjshëm.

Gjatë operacionit, hetuesit sekuestruan një numër kompjuterësh dhe pajisjesh elektronike që dyshohet se përdoreshin për realizimin e mashtrimeve, ndërsa në ambiente u konstatuan edhe operatorë të angazhuar në aktivitetin e përditshëm të këtyre qendrave.

Sipas burimeve hetimore, dyshimet janë se përmes këtyre call center-ave janë mashtruar qytetarë të vendeve të Bashkimit Europian, duke u shkaktuar dëme financiare të konsiderueshme. Autoritetet po hetojnë gjithashtu lidhjet e mundshme me skema të tjera ndërkombëtare mashtrimi.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se pronari i dyshuar i këtyre subjekteve është Granit Pepnika, emër i cili ishte përfshirë edhe në operacionin e zhvilluar më 13 prill kundër rrjeteve të mashtrimit përmes call center-ave.

Ky operacion konsiderohet vijim i goditjes së nisur në muajin prill, kur autoritetet ndërhynë në tre call center-a të shpërndarë në 12 zyra në kryeqytet. Gjatë atij aksioni u arrestuan 10 persona dhe u sekuestruan rreth 900 mijë euro cash.

Prokuroria e Tiranës, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, vijon hetimet për dokumentimin e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal, identifikimin e personave të përfshirë dhe gjurmimin e përfitimeve të realizuara përmes kësaj skeme mashtrimi.

Poll