AKTUALITET /

Aksidenti tragjik që i mori jetën 22-vjeçarit, bllokohen 8 mjete ujore në Ksamil, dyshohet se kanë fuqi motorike më të madhe se norma

Autoritetet bëjnë me dije se çdo mjet do të kalojë në kontroll të plotë nga specialistët e Policisë Kufitare dhe, në rast konstatimi shkeljesh, do të merren masat përkatëse administrative ndaj poseduesve të tyre

Shkruar nga Versus

Aksidenti tragjik që i mori jetën 22-vjeçarit, bllokohen 8

Policia Kufitare ka bllokuar 8 mjete ujore në zonën e Ksamilit, në kuadër të kontrolleve të shtuara për sigurinë në det dhe respektimin e rregullave të qarkullimit.

Sipas burimeve zyrtare, dyshohet se disa prej këtyre mjeteve mund të kenë fuqi motorike më të madhe se norma e lejuar, çka ka bërë që ato të ndalohen për verifikim të detajuar teknik dhe ligjor.

Autoritetet bëjnë me dije se çdo mjet do të kalojë në kontroll të plotë nga specialistët e Policisë Kufitare dhe, në rast konstatimi shkeljesh, do të merren masat përkatëse administrative ndaj poseduesve të tyre.

Ky aksion vjen menjëherë pas ngjarjes tragjike të ndodhur në Ksamil, ku 22-vjeçari Albiano Kreçi humbi jetën pas një përplasjeje me një mjet të Policisë Kufitare.

Ndërkohë, hetimet për aksidentin vijojnë, ndërsa paralelisht po kryhen verifikime të zgjeruara mbi sigurinë dhe standardet e mjeteve ujore që operojnë në zonat turistike gjatë sezonit veror.

Autoritetet pritet të përcaktojnë në vijim nëse mjetet e bllokuara përmbushin kriteret teknike dhe ligjore për qarkullim në det.Versus.al

Poll