
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka marrë pjesë në samitin e G7 në Evian të Francës, ku është takuar shkurtimisht me ish-presidentin amerikan Donald Trump.
Sipas pamjeve të publikuara nga presidenca ukrainase, dy liderët janë parë të ulur pranë njëri-tjetrit gjatë punimeve të samitit, ndërsa në tryezë ka qenë i pranishëm edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.
Burime nga samiti bëjnë me dije se biseda mes Zelensky dhe Trump është fokusuar te situata në Ukrainë dhe nevoja për mbështetje ushtarake nga aleatët perëndimorë.
Ky është takimi i parë kokë më kokë mes dy liderëve pas disa muajsh. Marrëdhëniet mes tyre kanë qenë më të kufizuara pas takimit të tensionuar në Shtëpinë e Bardhë në shkurt të vitit 2025, megjithëse më vonë kanë pasur kontakte edhe në raste të tjera ndërkombëtare, përfshirë ceremoninë mortore të Papa Françeskut në Vatikan.
Samiti i G7 në Francë po zhvillohet në një moment kritik për luftën në Ukrainë, ku fokusi kryesor mbetet koordinimi i mbështetjes ushtarake dhe politike për Kievin nga vendet aleate.Versus.al

