AKTUALITET /

"Përse na ike more Erion", dedikimi prekës në tabelën e klasës për 15-vjeçarin e vrarë

Shkruar nga Versus

"Përse na ike more Erion", dedikimi prekës në

“Përse na ike more Erion? Përse na ike more shok? Si na e thave zemrën kështu? Si na shkatërrove krejt? Klasa bosh, nuk do të jetë më e njëjta për ty. Ishe dhe do të mbetesh gjithmonë ai shoku çapkën dhe gazmor që e donim të gjithë. Përjetësisht në zemrat tona!”

Këto janë mesazhet prekës që kanë shkruar në tabelën e klasës shokët e Erjon Bobës 15 vjeçarit të vrarë me thikë.

Erjoni u plagos me thikë në pjesën e gjoksit, njëra nga goditjet arriti të depërtonte deri në zemër. Përplasja mes Erjon Bobës, dhe 14 vjeçarit që kreu krimin nisi pas një komenti në rrjetet sociale, më pas jashtë ambienteve të shollës “Dom Nikollë Kaçorri”.

Fillimisht 15 vjeçari u dërgua në spitalin e Durrësit por për mjekim më të specializuar u nis me urgjencë në QSUNT. Pasditen e djeshme, fatkeqësisht i mituri humbi jetën në spital./Versus.al

"Përse na ike more Erion", dedikimi prekës në

 

Poll