AKTUALITET /

Pësoi arrest kardiak, ndërron jetë i dënuari me burgim të përjetshëm

Shkruar nga Versus

Pësoi arrest kardiak, ndërron jetë i dënuari me burgim

Një 64 vjeçar i dënuar me burgim të përjetshëm ka ndërruar jetë në burgun e Korçës. 

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije se 64-vjeçari Hysni Repaj, u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal në Korçës, por nuk ka mundur të mbijetojë.  Ai po vuante dënimin me burg përjetë për vrasje me dashje.

“Gjatë procedurave të ekzaminimit në këtë spital, gjendja shëndetësore e të dënuarit u përkeqësua, duke përfunduar në arrest kardiak respirator. Pavarësisht ndërhyrjes dhe ndihmës mjekësore të dhënë, ai nuk arriti të rikthehej në jetë, duke rezultuar në humbjen e jetës.”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Në njoftim bëhet me dije se gjatë kryerjes së dënimit, ai është trajtuar edhe për probleme të shëndetit mendor. Versus.al

Poll