Detaje të reja janë zbardhur nga hetimi i prokurorisë sa i takon punësimit të të ndjerit Muçi Shaljani si agjent i AMP pa patur asnjë lloj kualifikimi dhe pa shkuar asnjë ditë në punë. Ka dyshime se rekrutimi i Shaljanit nuk ka qenë rastësor, por me qëllim që t’u shërbente grupeve kriminale.
Burime jo zyrtare thanë se dyshohet se për këtë qëllim është gjetur ekzaktësisht edhe funksioni që iu dha e që kishte të bënte me vëzhgimin. Ndërkohë që drejtori Sala vijonte të ishte në detyrë dhe ciklonte çdo shkresë, madje edhe për veprime hetimore të AMP për punonjës të policisë gjë që pengonte edhe hetimet që kishin nisur ndaj tij. Këto janë arsyet që bindën prokurorin e Tiranës, Bledar Valikaj të kërkonte masë pezullimi ndaj tij deri në përfundim të hetimit. Atentati mafioz i Rinasit që i mori jetën punonjësit të amp dhe Gilmando Danit, prej disa ditësh po hetohet nga SPAK, pasi organi hetues i kryeqytetit shpalli moskompetencë. Versus.al


