Detaje të reja janë mësuar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmë në Sarandë ku fatmirësisht u parandalua një shpërthim me tritolin e vendosur në automjetin e Mirash Gjikolës. Ka qenë ky i fundit personi që kuptoi se makina bënte zhurmë të çuditshme dhe pas kontrollit gjeti eksplozivin e vendosur në sediljen e pasme.
57 vjeçari rezulton të ketë qenë i dënuar më parë me 8 vite burg për një vrasje të mbetur në tentativë.
Reparti anti-eksploziv i RENEA-s mbërriti në vendngjarje dhe çaktivizoi lëndën plasëse me telekomandë. Ndërsa pas veprimeve hetimore, u shpall në kërkim Dedë Gjini i cili dyshohet të jetë autori kryesor i vendosjes së eksplozivit. Versus.al

