Një zinxhir kompanish tregtare që hapeshin në Qëndrën Kombëtare të Biznesit dhe pas dy vitesh mbylleshin dhe më tej regjistroheshin sërish me emrat e të njëjtit personave, janë zbuluar nga prokuroria e Tiranës, si pjesë e skemës së mashtrimit me Call-Centërave.
Sipas gazetarit Elton Qyno, në qendër të kësaj skeme kriminale kanë qenë Marsel Lami, miku i tij Fisnik Nezaj dhe një 29-vjeçar i quajtur Xhoel Mekolli nga fshati Vranisht i Devollit.
Mekolli, një amator në këtë fushë kriminale që aktivitetin e pisët të mashtrimit të qytetarëve të Bashkimit Evropian, e ka nisur si telefonist me 356 mijë lekë të vjetra tek kompania “Gama Network” e Fisnik Nezaj, shkoi shumë lart.
“Gama Network” është një kompani e regjistruar në 14 Tetor 2020 nga Fisnik Nezaj dhe më 22 Prill 2022, kjo kompani papritur pezullon aktivitetin tregtar.
Skemat mashtruese që përdorën kundër qytetarëve austriakë dhe më gjerë, sollën të ardhura të mjaftueshme duke çuar në investimin e këtyre të ardhura në pasuri të ndryshe dhe udhëtime luksoze.
Më konkretisht Xhoel Mekolli, së bashku me shokun e tij të mashtrimit me Call-Centëra, Artejvi Bishami, vendosin në 3 shtator 2025, të hapin një palestër sportive të quajtur “Hark Box”. Kjo kompani është hapur me një kapital fillestar prej 2 mijë lekë të vjetra, ndërsa objekti i saj është:
“…qendër sportive dhe wellness që ofron shërbime në fushën e përgatitjes fizike, estetikës dhe mirëqenies për të gjitha moshat, përmes programeve si pilates, aerobikë dhe fitnes…”.
Tashmë kjo kompani po monitorohet nga prokuroria e Tiranës dhe Tatimet për të kuptuar qëllimin e hapjes së saj dhe aktivitetin tregtar që ka pasur me lëshimin e faturave tatimore, pasi ka të dhëna se Xhoel Mekolli, ka shërbyer si “trampolinë” për transferim të shumave financiare.
Nga ana tjetër pas pezullimin të aktivitetit të kompanisë “Gama Network”, pas 4 muaj rezulton të ketë lindur një kompani tjetër e re në emër të Fisnik Nezaj.
“Iota Network” është një kompani e themeluar në 16 Gusht 2022 nga Fisnik Nezaj dhe më pas ky i fundit në datën 26 Korrik 2024, ja ka shitur kompaninë Call-Centër, shtetasit Marsel Lami.
Shitja e kuotave të “Iota Network” është kryer jo para një noteri publik dhe është kryer me një çmim qesharak prej vetëm 100 mijë lekë të vjetra.
Të njëjtat manovra juridike Fisnik Nezaj dhe Marsel Lami, kanë kryer dhe me dy kompanitë e tjera, si “Victory Communication” dhe “Espiron Studio”, ku fillimisht këto kompani ashtu si firma “Iota Network”, janë rregjistruar në QKB nga Fisnik Nezaj dhe më pas janë shitur kundrejt 10 mijë lekë të vjetra tek Marsel Lami dhe më tej ky i fundit pasi i ka shfrytëzuar për qëllime kriminale i ka pezulluar aktivitetin tregtar.
Veprimet pezulluese të kompanive kanë ndodhur mes per muajit Dhjetor 2025, Janar 2026 dhe Mars 2026, duke çuar në dyshime të arsyeshme se Marsel Lami dhe ortaku tjetër i tij në këtë skemë mashtrimi, Fisnik Nezaj, ishin vënë në dijeni të hetimeve që po kryenin autoritet e drejtësisë Austriake dhe prokuroria e Tiranës.
Siç mëson gazetari Elton Qyno, kompania “Victory Communication” ka hapur aktivitetin tregtar në 26 shtator 2022 dhe në datën 6 Mars 2026, ka pezullluar aktivitetin. Mbyllja e tregtisë kriminale është vetëm një javë, pasi prokuroria e Tiranës dhe Policia e Shtetit, finalizuan operacion për goditjen e personave që ishin të përfshirë në mashtrimet me “Call-Centerat”.
Ndërsa “Espiron Studio”, është hapur në 19 Tetor 2022 dhe aktiviteti i saj është pezulluar në datën 27 janar 2026. Njëherësh e njëjta lëvizje ka ndodhur me “Iota Network”, e cila rezulton të jetë themeluar në 24 Gusht 2022 dhe më pas aktiviteti i saj është pezulluar në 16 janar 2026.
Edhe kompania “Zeta Studio” e hapur në 28 Maj 2024 nga Marsel Lami rezulton të ketë kryer aktivitet kriminal me mashtrimin e Call-Centerave, por më pas në muajin dhjetor 2025, ajo ka pezulluar aktivitetin, duke dalë nga qarkullimi.
Por lista e aktivitetit kriminal vijon dhe me Tedi Agastrën, i cili përmes personit fizik që hapi në 24 Prill 2023, ka kryer mashtrimin e qytetarëve të Bashkimit Europian përmes skemave të “Call-Centërave”.
Tedi Agastra nuk është hera e parë që goditet nga prokuroria e Tiranës, pasi në muajin nëntor 2024 ai është arrestuar gjatë një operacioni policor së bashku me 12 persona të tjerë.
I arrestuari tjetër, Eduard Daka, rezulton të ketë kompanitë “Tirana Archives” të hapur në Mars 2021 dhe “Sonet” të regjistruar në muajin Maj 2023. Rezulton se “Tirana Archives” ka pezulluar kompaninë në 4 Mars 2025.
Të gjithë këta persona të arrestuar janë administratorë, menaxherë, brokera, shefa salle.
Gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 1 milion euro cash nëpër zarfe dhe dyshohet se do të ishte bonusi për operatorët për muajin mars lidhur me punën e kryer prej tyre.
Gjithashtu janë sekuestruar kompjuterë dhe pajisje të tjera që shërbenin për veprimtarinë e paligjshme. Pritet që ditën e nesërme ata të dalin para gjykatës së Tiranës, për të njohur me masën e sigurisë që ka kërkuar prokuroria e Tiranës.
Për Eduart Dalla, Mateo Hoxha, Tedi Agastra, Ledio Toçi dhe Xhoel Mekollin, prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Kurse Marsel Lami, Xhoi Hitaj vijojnë të jenë në kërkim pasi “Arrest me burg” ndaj tyre nuk janë ekzekutuar nga policia kriminale.
Ndërkohë me masë sigurimi “Ndalim i daljes jashtë shtetit” është vendosur Aida Vokli. Kurse për punonjësit operatorë Kristjan Buda, Benard Biba, Kleidi Dyrma, Ema Taipi dhe Eno Hana, masat do vlerësohen në gjykatë.
Hetimi ndaj këtij rasti ka nisur rreth 2 vite më parë me materialet që janë referuar nga Austria, kryesisht dhe Gjermania, e ku janë mashtruar mijëra qytetarë evropian kryesisht nga Austria në vlerë miliona euro.
Dyshohet se janë me mijëra qytetarë evropianë të mashtruar dhe dëmi përllogaritet të jetë më shumë se 50 milionë euro i shkaktuar nga aktiviteti i këtyre call centerave. Ky është një fenomen që është përhapur gjerësisht në Shqipëri.

