
Pasi u vetëdorëzua në polici, autori i plagosjes së çifit të bashkëshortëve në fshatin Gosë ka dhënë dëshminë e tij mbi ngjarjen e rëndë.
Shpëtim Osma ka deklaruar se qëllimi i tij kishte qenë të vriste qenin e fqinjëve pasi i shqetësonte.
“Isha ankuar disa herë për qenin e tyre sepse më shqetësonte. Por ata nuk më dëgjonin. Doja të virjsa qenin dhe jo ata”- mësohet të ketë thënë Osma në polici.
Paradoksi qëndron në faktin se autori rezulton i diplomuar si veteriner. Versus.al







