AKTUALITET /

Plagosje me armë zjarri në Fresk, 27-vjeçari shkon vetë në spital. Policia në kërkim të autorit

Sipas burimeve zyrtare, Abazi dyshohet se është qëlluar në zonën e Freskut, në rrethana ende të paqarta. Ai ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë ende publike.

Shkruar nga Versus

Plagosje me armë zjarri në Fresk, 27-vjeçari shkon vetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut, në kryeqytet, ku një i ri 27-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Shënjestra është identifikuar si Juglen Abazi, i cili është paraqitur vetë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, rreth orës 19:10.

Sipas burimeve zyrtare, Abazi dyshohet se është qëlluar në zonën e Freskut, në rrethana ende të paqarta. Ai ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë ende publike.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e dyshuar janë nisur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e incidentit dhe për të identifikuar autorin apo autorët e mundshëm të plagosjes.

Njoftimi paraprak i Policisë:
“Rreth orës 19:10, është vetëparaqitur për ndihmë mjekësore në spital shtetasi J. A., rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në zonën e Freskut. Aktualisht, ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.”
Ngjarja ka sjellë shqetësim në komunitet, ndërsa policia ka intensifikuar kontrollet në zonë për të mbledhur prova dhe për të marrë dëshmi që mund të ndihmojnë në zbardhjen e çështjes.

Hetimet vijojnë në dinamikë dhe pritet një deklaratë më e zgjeruar nga autoritetet në orët në vijim.

Poll