
Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 në afërsi të Spitalit Rajonal.
Një 33-vjeçar është qëlluar dy herë me mjet prerës. I plagosuri mësohet se ndodhet në ambientet e kirurgjisë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.
Policia vijon punën për mbledhjen e provave dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit. Versus.al

