AKTUALITET /

Plagosje në Durrës pas konflikti mes dy familjeve, tre të lënduar me armë të ftohta

Të tre të lenduarit janë banues në Spitallë dhe aktualisht ndodhen në spitalin e Durrësit ku po marrin ndihmën mjekësore.

Shkruar nga Versus

Plagosje në Durrës pas konflikti mes dy familjeve, tre të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen nr. 15, në zonën e Spitallës, Durrës, ku një konflikt mes dy familjeve që jetonin pranë njëra-tjetrës ka përfunduar me tre persona të plagosur.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 13:20 dhe dyshohet se shkak i përplasjes kanë qenë motive të dobëta. Gjatë përleshjes, janë goditur me mjete prerëse tre shtetas:

M. D., 47 vjeç
A. D., 23 vjeç
A. E., 46 vjeç
Të tre të lenduarit janë banues në Spitallë dhe aktualisht ndodhen në spitalin e Durrësit ku po marrin ndihmën mjekësore.

Në lidhje me ngjarjen është shoqëruar në komisariat shtetasi R. E., 22 vjeç, ndërsa grupi hetimor  vijon me kryerjen e veprimeve procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

Poll