AKTUALITET /

Po kthehej nga një festë me 2 miqtë e tij, 25 vjeçari shqiptar në Itali ekzekutohet brenda makinës (EMRI)

Autoritetet italiane janë vënë pas autorëve të cilët ende nuk janë identifikuar.

Shkruar nga Versus

Po kthehej nga një festë me 2 miqtë e tij, 25 vjeçari

Itali- Një ekzekutim me armë zjarri ka tronditur fshatin Montecalvoli në komunën e Santa Maria a Monte ku një 25 vjeçar shqiptar i identifikuar si Kevin Muharremi, u qëllua për vdekje.

Atentati ndodhi rreth orës 05:30 të mëngjesit. I riu po kthehej nga një mbrëmje e kaluar me dy miq kur makina e tyre u ndal pranë një tjetre. Në atë moment tre të shtëna u qëlluan drejt tyre. Një prej plumbave e goditi Muharremin në qafë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Banorët e zonës njoftuan autoritetet dhe ambulancën. Miqtë e të riut shqiptar mbetën të padëmtuar, por ishin në gjendje shoku nga ngjarja e rëndë. Policia është vënë në kërkim të autorëve të cilët ende nuk janë identifikuar. Versus.al

Poll