
Personi që shihni në foto është i ndjeri, Leandro Shametaj, 17 vjeçari që humbi jetën si pasojë e përplasjes nga automjeti tip “Porsche” mbrëmë rreth orës 01:30 në Vlorë teksa po kthehej nga puna.
Adoleshenti punonte si kamarier dhe po largohej drejt shtëpisë me një motor. Në atë moment një automjet tip Porsche me shpejtësi shumë të madhe e ka përplasur duke e lënë të vdekur.
Në pranga për ngjarjen e rëndë ka rënë Hait Bajramaj, 32 vjeç. Shoferi që drejtonte mjetin tip “Porsche” ishte nën efektin e alkoolit në momentin kur ka shkaktuar aksidentin tragjik. Versus.al

