AKTUALITET /

“Po na helmojnë”/ Vihet nën hetim aktivisti Altin Goxhaj, pengoi Policinë Bashkiake të Tiranës të dezinfektojë rrugët

Sipas policisë aktivisti ka ndaluar punonjësin e bashkisë të kryejë detyrën

Shkruar nga B.SH

“Po na helmojnë”/ Vihet nën hetim aktivisti Altin Goxhaj,

Avokati dhe aktivisti Altin Goxhaj është vënë në hetim nga policia për veprën penale 'Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën 'Bardhok Biba' teksa punonjësi i bashkisë Seit Bathorja kishte detyrë të dezinsektimin e kësaj rruge por ai është penguar nga aktivisti pasi sipas tij po hidhen lëndë helmuese.

‘Hap derën këllirë’ dëgjohet Goxhe në videon e publikuar nga vetë ai në të cilën shkruan se do të bëjë kallzim penal për Erion Veliajn për helmim të banorëve të Tiranës.

Njoftimi i Policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, parashikuar nga neni 235 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Altin Goxhaj.

Më datë 15.08.2024, është paraqitur për kallëzim punonjësi i Bashkisë së Tiranës, shtetasi S.B, 26 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka kallëzuar se gjatë dezinfektimit me insekticide, në rrugën “Bardhok Biba”, është penguar për kryerjen e detyrës, nga shtetasi Altin Goxhaj.

Gjithashtu i është marrë kallëzim shtetasit Altin Goxhaj, i cili pretendon se në rrugët e Tiranës janë hedhur lëndë helmuese dhe materialet janë referuar në Prokurori./Versus.al

Postimi i Altin Goxhajt:

 
 

 

 

 

 

Poll