
Një punëtor indian është plagosur rëndë pas një aksidenti në kantierin ku punonte si pastrues i mbetjeve në fshatin Mollas, Cërrik.
I dëmtuari, 33-vjeçari me inicialet M.K., është transportuar në spitalin e Elbasanit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën, sipas njoftimit zyrtar.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.

