AKTUALITET /

Po pushonte në një hotel në Shëngjin, 23 vjeçari rrëshqet dhe bie nga ballkoni

Si pasojë, i riu ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Shkruar nga Versus
Po pushonte në një hotel në Shëngjin, 23 vjeçari
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele, rreth orës 17:00, në ambientet e një hoteli në Shëngjin.

Sipas raportimeve të autoriteteve policore, shtetasi R.I., 23 vjeç, banues në Burrel dhe pushues në Shëngjin, dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë nga ballkoni i hotelit.

Si pasojë, i riu ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Shëngjin/Informacion paraprak

Rreth orës 17:40 në ambientet e një hoteli në Shëngjin, dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë nga lartësia (ballkoni), shtetasi R. I., 23 vjeç, banues në Burrel, pushues në Shëngjin.

23-vjeçari është transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./Versus.al

Poll