AKTUALITET /

“Polici më goditi me gur”/ Përplasje në Rrjoll, dy protestues përfundojnë në spital: Na goditën me gurë!

Njëri prej të lënduarve deklaroi për mediat se efektivët e kanë tërhequr zvarrë, duke i shkaktuar dëmtime në këmbë dhe qafë. Ai shtoi se edhe një ditë më parë djali i tij ishte goditur gjatë përplasjeve.

Shkruar nga Versus

“Polici më goditi me gur”/ Përplasje në Rrjoll, dy

Dy banorë që protestojnë për pronat e tyre në zonën e Rrjoll kanë mbetur të lënduar pas përplasjes me forcat e policisë dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Incidenti ndodhi gjatë përpjekjes së tyre për t’iu afruar tokave që pretendojnë si pronë, ndërsa situata në terren vijon të mbetet e tensionuar.

Njëri prej të lënduarve deklaroi për mediat se efektivët e kanë tërhequr zvarrë, duke i shkaktuar dëmtime në këmbë dhe qafë. Ai shtoi se edhe një ditë më parë djali i tij ishte goditur gjatë përplasjeve.

“Si çdo ditë po shkojmë te tokat tona, te tokat që na kanë lënë të parët, baballarët e gjyshërit tanë. Policia ishte bërë gardh, më mënyrë absolute nuk të lënë as të shkelësh me këmbë. Ata po e rrethojë dhe as në këmbë nuk po na lënë. Edhe dje djali tim e kanë goditur me grushte, edhe sot siç e shihni vetë. Po ne nuk do dorëzohemi, na kanë gjuajtur me gurë, na janë hedhur në fyt, në mënyrën më makabre të mundshme. Dy persona janë demtu bajagisht. Do vazhdojmë pa ndalim, deri kur të dali e drejta. Nuk jemi në kundërshtim me shtetit dhe me askënd, jemi në kundërshtim me punëtorët, të bllokohen punimet. Ne duam vetëm drejtësi. Unë jam dëmtuar në këmbë dhe në qafë, më kanë tërhequr zvarrë”, tha ai.

Edhe protestuesi tjetër i lënduar pretendoi se është goditur disa herë me gurë nga një efektiv policie, duke theksuar se protesta e tyre do të vazhdojë. Sipas tij, sapo janë afruar te pronat, janë përballur me shtyrje, ofendime dhe dhunë fizike, ndërsa shtoi se ka marrë goditje në këmbë, shpinë dhe gjoks.

“Si çdo ditë edhe sot. Shkojë të tokat tona dhe nuk na lejnë, sikur jemi prej Kabuli. Policia është 100% me palën tjetër. Ku është shteti, të na dali mor zot se për dy të ballit, asnjë nuk na ka gjet deri më sot, por më zi do të bëhet.

Nuk kam çfarë të them. Sa dolëm te tokat, policia duke na ofenduar, duke na shtyrë. Më kapi njëri më ka dërrmuar me gur në këmbë, në shpinë, në gjoks, nuk kanë lënë gjë pa bërë. Jena dëmtuar dy veta, se di mirë, se kam qenë si në tip kome. Mos me shku te vendi jot, vetëm në Shqipëri kam parë”, tha ai për mediat./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 

Poll