AKTUALITET /

Policia aksion në News24, gazetarëve u ndalohet hyrja! Godina do përdoret për prodhimin e armëve

Me në krye Ardi Veliun si administrator të kompanisë së prodhimit të armëve, forcat e policisë kërkojnë lirimin e godinës së medias News24.

Shkruar nga Versus
Policia aksion në News24, gazetarëve u ndalohet hyrja! Godina do
Foto nga aksioni i policisë

Mëngjesin e sotëm, policia e shtetit ka zhvilluar në aksion në godinën ku operojnë disa media si “News 24”, “Panorama.al” dhe “Gazeta Shqiptare”. Këto media nuk kanë dalë sot në transmetim, ndërsa gazetarët kanë mbetur në rrugë duke qenë se policia nuk lejon futjen e tyre në godinë. Qindra persona janë të punësuar në këto subjekte mediatike. 

Drejtuesve dhe punonjësve të rrjeti mediatik "Focus Media Group" u është kërkuar që të lirojnë ambientet e redaksive me arsyetimin se godina i përket kompanisë së prodhimit të armëve.  Në qendër të këtij aksioni mësohet se qëndron kalimi i pronësisë së godinës tek kompania shtetërore e krijuar me vendim të qeverisë për prodhimin dhe tregtimin e armëve.

Në krye të operacionit ndodhet Ardi Veliu si drejtues i shoqërisë për prodhimin e armëve “KAYO”. Ndërkohë ende nuk ka një reagim nga policia mbi versionin zyrtar të ngjarjes.Prej disa orësh, sinjali i transmetimit të News24 është fikur, ndërsa vetë media e cilëson këtë si një sulm politik ndaj fjalës dhe raportimit të lirë. Versus.al

Poll