AKTUALITET /

Policia dërgon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun pas incidentit me gazetarët

Incidenti ndodhi kur Edi Paloka pati një përplasje verbale me disa gazetarë, një situatë që u përshkallëzua më tej dhe shkaktoi tensione mes protestuesve dhe gazetarëve, duke përfshirë edhe ofendime dhe fyerje.

Shkruar nga Versus

Policia dërgon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun pas

Policia e Tiranës ka referuar në SPAK materialet lidhur me incidentin që ndodhi gjatë protestës së opozitës më 16 maj 2025, ku u përfshinë dy figura të larta të Partisë Demokratike, Edi Paloka dhe Klevis Balliu. Kjo pas një kallëzimi të bërë nga gazetarja B.D., e cila denoncoi se u kanos nga këta dy shtetas gjatë zhvillimit të protestës.

Sipas njoftimit të Policisë, “materialet u referuan në SPAK për shtetasit E. P. dhe K. B., pasi gazetarja B. D. ka kallëzuar se, më datë 16.05.2025, gjatë zhvillimit të protestës në Bulevardin e Ri, ata e kanë kanosur me fjalë për shkak të detyrës së saj si gazetare”.

Incidenti ndodhi kur Edi Paloka pati një përplasje verbale me disa gazetarë, një situatë që u përshkallëzua më tej dhe shkaktoi tensione mes protestuesve dhe gazetarëve, duke përfshirë edhe ofendime dhe fyerje.

Paloka, duke u drejtuar gazetarëve, tha: "Mos bëj skema se… Mos bëj skema këtu! U bëtë ju! Kam qenë gazetar 20 vite para jush", një koment që ndezi reagimin e qytetarëve të pranishëm dhe shkaktoi shpërthimin e ofendimeve dhe tensioneve në atmosferën e protestës.

Policia ka nisur procedurat për të hetuar më tej ngjarjen, ndërsa materialet janë dërguar në SPAK për të vazhduar me hapat ligjorë ndaj dy politikanëve të përfshirë.

NJOFTIMI I POLICISE 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:

-referuan materialet në SPAK për shtetasit E. P dhe K. B., pasi ka kallëzuar shtetasja B. D.,gazetare , se me datë 16.05.2025, në Bulevardin e Ri, gjatë zhvillimit të protestës të subjektit politik Partia Demokratike, këta shtetas e kanë kanosur me fjalë për shkak të detyrës.

Poll