AKTUALITET /

Policia dhe BKH aksion në Tiranë, Vlorë e Palasë! Disa të arrestuar pas përgjimeve në "skyecc"

Mësohet se janë lëshuar disa masa sigurie për persona të përfshirë në trafikun e drogës.

Shkruar nga Versus

Policia dhe BKH aksion në Tiranë, Vlorë e Palasë! Disa

Policia e shtetit dhe agjentët e BKH kanë ushtruar disa kontrolle gjatë mbrëmjes së djeshme në një aksion të shtrirë në Tiranë, Vlorë dhe Palasë.

Mësohet se janë lëshuar 7 masa sigurie për persona që dyshohet se janë të përfshirë në çështje të trafikut të drogës. Aksioni është nisur pas informacioneve të dala nga përgjimet në aplikacionin “SkyEcc”.

Kontrollet kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa më tej priten informacione më të detajuara nga policia e shtetit. Versus.al

Poll