AKTUALITET /

Policia informacion zyrtar për drogën e gjetur në shtëpinë e drejtorit të burgut, Bilal Hasa! Pamje nga magazina!

Policia ka zbuluar në Peqin një plantacion me rreth 4 mijë bimë kanabis në dy ambiente të përshtatura për kultivim me llamba, duke shpallur në kërkim drejtorin e Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, dhe një përgjegjës të OSHEE-së për shpërdorim detyre.

Shkruar nga Versus
Policia informacion zyrtar për drogën e gjetur në
Bilal Hasa dhe pamje nga ambjenti ku u gjet droga

Policia ka dhënë detaje lidhur me operacionin e koduar “Kurtaj”, i cili synonte goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura me anë të llambave në zonën e Peqinit.

Operacioni u zhvillua nga Drejtoria për Krimet në Volum në bashkëpunim me DVP Elbasan dhe Komisariatin e Policisë Peqin, nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan. Gjatë kontrollit në fshatin Kurtaj, njësia administrative Gjocaj, u zbuluan dy ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, ku ishin kultivuar rreth 4 mijë bimë kanabis, së bashku me llamba, neonë dhe pajisje elektrike të tjera.

Pronari i ambientit, Bilal Hasa, drejtor i Burgut të Rrogozhinës, është shpallur në kërkim. Po ashtu, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, në kërkim është shpallur edhe E. M., përgjegjës i OSHEE-së për zonën e Peqinit.

Policia njofton se hetimet vijojnë intensivisht për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe identifikimin e të tjerëve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Ky operacion vjen në kuadër të planit të masave për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative.

Pamje nga magazina ku u gjetën 4 mijë rrënjë kanabis:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 

Njoftimi i policisë:

Peqin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kurtaj” për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura me anë të llambave.
Operacioni u zhvillua nga Drejtoria për Krimet në Volum në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me DVP Elbasan dhe Komisariatin e Policisë Peqin, nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan.

Zbulohen 2 ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike.
Sekuestrohen rreth 4000 bimë kanabisi, llamba, neonë dhe pajisje të tjera elektrike.

Shpallet në kërkim pronari i ambientit.

Në kërkim edhe përgjegjësi i OSHEE-së për Peqinin, për shpërdorim detyre.

Në vijim të planit të masave për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e

Policisë në kuadër të operacionit policor të koduar "Kurtaj", ushtruan kontroll në fshatin Kurtaj, njësia administrative Gjocaj.

Gjatë kontrollit, në bodrumin e një magazine, u konstatuan 2 ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, ku ishin kultivuar rreth 4000 bimë kanabis.
Nga veprimet hetimore rezultoi se ambienti është në pronësi të shtetasit B. H., i cili u shpall në kërkim.

Në vijim të veprimeve, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, u shpall në kërkim edhe shtetasi E. M., me detyrë përgjegjës i OSHEE-së për zonën e Peqinit.
Shërbimet e Policisë vijojnë punën për kapjen e tyre.
Operacioni, nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan, vijon, ndërsa po punohet intensivisht për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale./Versus.al

Tags:

bilal hasa

Poll