Me qëllim lirimin e hapësirave të zëna nga automjetet të ndaluara në vendqëndrimet e autobusave apo korsitë e biçikletave, janë zhvilluar kontrolle të shumta në akset kryesore të kryeqytetit.
Për pasojë 10 makina janë spostuar me karrotrec dhe janë dërguar në komisariatin e policisë rrugore ku janë verifikuar dhe ndëshkuar drejtuesit e automjeteve.
Këtij aksioni nuk i kanë shpëtuar as makinat me bllokazh të ndezur që sinjalizon se pushimi i mjetit është për një kohë të shkurtër. Versus.al







