AKTUALITET /

Policia zbardh detaje tronditëse, si 23-vjeçari Dobra u ndoq nga një makinë! U rrëmbye, dhunua dhe trupi u hodh në Shkopet

Babai i viktimës deklaroi se kishte humbur kontaktin me të birin mbrëmjen e 8 korrikut, rreth orës 21:30. Familja njoftoi policinë pak orë më vonë, pasi djalin nuk e arritën në telefon dhe nuk kishte shenja të jetës së tij. Renis Dobra, banues në fshatin Zenisht të Burrelit, nuk rezulton të ketë pasur precedentë penalë dhe, sipas familjarëve, nuk kishte konflikte apo kërcënime të njohura.

Shkruar nga Versus

Policia zbardh detaje tronditëse,  si 23-vjeçari Dobra u ndoq nga

Një ngjarje e rëndë tronditi zonën e Burrelit dhe Ulëzës, ku 23-vjeçari Renis Dobra u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit. Burime pranë grupit hetimor kanë bërë me dije se i riu dyshohet të jetë ndjekur me makinë nga qyteti i Burrelit deri në fshatin Madhesh të Ulëzës nga një tjetër automjet.

Sipas të dhënave paraprake, Renisi ka qenë duke udhëtuar i vetëm me automjetin e tij, kur ka rënë në ndjekje nga një mjet tjetër. Hetuesit kanë sekuestruar pamje nga disa kamera sigurie në Burrel, të cilat konfirmojnë lëvizjet e të riut dhe praninë e një automjeti tjetër në ndjekje. Megjithatë, segmenti rrugor ku ka vijuar ndjekja është i pambuluar me kamera, duke e bërë të vështirë identifikimin e autorëve dhe mjetit të tyre.

Mëngjesin e 9 korrikut, trupi i pajetë i të riut u gjet në një zonë me shkurre, rreth 10 metra larg bregut të liqenit, ndërsa automjeti i tij dyshohet se është hedhur në ujë dhe aktualisht po kërkohet nga policia. Ekspertët thanë se trupi kishte plagë të dukshme dhe shenja dhune në fytyrë dhe trup, përfshirë enjtje në qafë që ngre dyshime për mbytje apo dhunim të rëndë para hedhjes.

Babai i viktimës deklaroi se kishte humbur kontaktin me të birin mbrëmjen e 8 korrikut, rreth orës 21:30. Familja njoftoi policinë pak orë më vonë, pasi djalin nuk e arritën në telefon dhe nuk kishte shenja të jetës së tij. Renis Dobra, banues në fshatin Zenisht të Burrelit, nuk rezulton të ketë pasur precedentë penalë dhe, sipas familjarëve, nuk kishte konflikte apo kërcënime të njohura.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur motivet dhe autorët e mundshëm të krimit. Ndërkohë, po kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes. Ngjarja mbetet e rrethuar nga misteri dhe dyshimet për një krim të organizuar me motive ende të paqarta. /Versus.al/

Poll