AKTUALITET /

Pranohet kërkesa e Berishës, Rama thirret si dëshmitar për gjyqin “Partizani”, firmosi kur ishte kryebashkiak

Fillimisht do të pyeten 11 dëshmitarët e thirrur nga SPAK, mes të cilëve edhe Taulant Balla dhe 2 ish-presidentët e klubit të futbollit "Partizani".

Shkruar nga Versus
Pranohet kërkesa e Berishës, Rama thirret si dëshmitar për
Edi Rama, Sali Berisha

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e bërë nga kryedemokrati Sali Berisha për të thirrur kryeministrin Edi Rama si dëshmitar në gjyqin që po zhvillohet për aferën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani.

Jamarbër Malltezid he Sali Berisha kanë pretenduar se ka qenë Rama që ka firmosur ndyshimin e destinacionit të truallit nga terren sportiv për ndërtim. Ndërsa nuk u pranua kërkesa tjetër për thirrjen si dëshmitar të oficerit të BKH, Besmir Karanxha.

Rama do të merret në pyetje si dëshmitar në cilësinë e ish-kryebashkiakut të Tiranës. Por fillimisht, në seancën e radhës do të pyeten dëshmitarët e thirrur nga SPAK duke nisur nga Taulant Balla dhe ish-presidentët e klubit Partizani, Paro Laçi e Albërt Xhani. Versus.al

Poll