
Vlorë- Zjarri në malin e Dukatit vijon të jetë aktiv edhe 10 ditë pasi u shfaqën vatrat e para. Duke qenë se ndërhyrja nga autoritetet shqiptare nuk pati sukses, avionët “Candair” të ardhur nga Greqia kanë nisur punën për shuarjen e flakëve.
Ndërhyrja ka qenë e vështirë për shkak të terrenit të thyer malor. Një ditë më parë, Shqipëria aktivizoi Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile të BE-së për shkak të situatës nga zjarret.
Dhjetëra efektivë të ushtrisë dhe zjarrfikës ndodhen gjithashtu në vendngjarje ku prej ditësh po punojnë për shuarjen e flakëve. Versus.al







