Ish presidenti Ilir Meta është thirrur në Prokurorinë e Posaç me Antikorrupsion të hënën në datë 4 gusht, ora 11.00 për t’i komunikuar mbylljen e hetimeve për dosjen “Cez Dia”.
Meta i cili mbahet në qelinë e paraburgimit që prej datës 21 tetor të vitit të kaluar, do të shoqërohet nga ambientet e paraburgimit në ambientet e SPAK ku së bashku me avokatin e tij mbrojtës Kujtim Cakrani do të firmosin mbylljen e hetimeve.
E njëjta procedurë u ndoq edhe për ish bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, si dhe për dy bashkëpunëtorët e ciftit Ema Çoku dhe Piro Xhixho.
Këtij të fundit, SPAK i komunikoi akuzën “korrupsion pasiv”, ndërsa Ema Çokut “pastrim parash”.
Lajmi në përditësim…







