AKTUALITET /

Prej 2 ditësh 15 vjeçari i zhdukur, babai i përlotur i bën thirrje të kthehet në shtëpi: Vetëm e qortova

Shkruar nga Versus
Prej 2 ditësh 15 vjeçari i zhdukur, babai i përlotur i bën
I mituri i zhdukur prej 2 ditësh dhe babai i tij

Një 15 vjeçar në Postribë prej 2 ditësh rezulton i zhdukur dhe familjarët apo shokët e tij nuk kanë asnjë lajm për të. Pasditen e djeshme babai i tij, Agim Bibaj ka bërë denoncim në policinë e Shkodrës.

Ndërsa teksa foli për mediat deklaroi se djali i tij ishte larguar nga shtëpia pasi i kishte bërtitur duke e qortuar për sherret që kishte bërë me shokët e shkollës.

Prej 2 ditësh 15 vjeçari i zhdukur, babai i përlotur i bën
15 vjeçari i larguar nga shtëpia

“Ai u ka thënë disa shokëve që do të takohet se kishte frikë prej meje, vetëm se kishte bërë disa fjalë. Kërkoj që djali të kthehet në shtëpi, kushdo që mund ta shohë, të më lajmërojë, të kthehet në shtëpi te 2 vëllezërit dhe motra që qajnë për të. Vetëm i kam bërtit, jo dhunë fizike e kam këshilluar të mos bënte sherre”- u shpreh babai i të miturit të zhdukur. Versus.al

 

Poll