AKTUALITET /

Prej 5 ditësh nën dhe, ushtria e Kosovës në Burrel për të ndihmuar në kërkimet për 29 vjeçarin

Shkruar nga Versus
Prej 5 ditësh nën dhe, ushtria e Kosovës në Burrel për
29 vjeçari i zhdukur në Burrel, baba i një fëmije

Forcat e ushtrisë së Kosovës kanë mbërritur në Burrel në vendin ku ndodhi tragjedia e shembjes së rezervuarit që më pas bëri që masivi i dheut të mbulonte totalisht 29 vjeçarin Ardit Beshiri i cili punonte si fadromist.

“Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për aprovimin e Kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së në operacion humanitar në Republikën e Shqipërisë. Nga vendimi i kësaj mbledhjeje të 259-të të Qeverisë, mjetet financiare për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së në operacion humanitar, sigurohen nga Buxheti i Republikës së Kosovës.”- thuhet në njoftim.

Prej 5 ditësh, i riu ndodhet nën masivin e dheut dhe trupi i tij nuk u gjet në fadromën e cila u zbulua pak pas ngjarjes. Babai i të riut të zhdukur u bëri thirrje autoriteteve shqiptare që të angazhoheshin më shumë për të gjetur të birin, pasi nuk kishin në dispozicion mjetet e duhura.

Pavarësisht kërkimeve të shumta edhe nga familjarë të Beshirit, 29 vjeçari ende nuk është gjetur, ndërsa shpresat që të jetë gjallë, janë të pakta. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: