AKTUALITET /

Pritej të hapej në dhjetor, zbulohet se kur përfundojnë punimet për 6 kilometrat e rrugës Tiranë-Durrës

Ministri Enea Karakaçi deklaroi se do të nisnin edhe punimet për zgjerimin e pjesëve të tjera të rrugës e cila ndodhet në gjendje tejet të amortizuar.

Shkruar nga Versus

Pritej të hapej në dhjetor, zbulohet se kur përfundojnë

Punimet për lotin e parë të rrugës Tiranë-Durrës me gjatësi prej 6 kilometrash janë drejt përfundimit. Ndërkohë që vitin e kaluar ishte deklaruar se korsitë do të hapeshin në dhjetor për qarkullim, punimet vijuan edhe përgjatë këtij viti.

Së fundmi, ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Enea Karakaçi inspektoi punimet dhe deklaroi se hapja e plotë e lotit të parë të rrugës do të bëhet në fillim të muajit maj.

“Është e rëndësishme të theksojmë sot që brenda javës së parë të muajit maj, ky segment në të cilin është punuar për zgjerimin e tij do të jetë totalisht i hapur për qytetarët”, u shpreh Karakaçi.

Ndërsa shtoi se do të nisë dhe puna për zgjerimin e pjesëve të tjera të rrugës më të rëndësishme të vendit e cila ndodhet në gjendje tejet të amortizuar me gropa të shumta që shkaktojnë trafik e aksidente. Versus.al

Poll