AKTUALITET /

Privatizimi i fabrikës “Buka”, GJKKO nuk nis hetimet për Ahmetajn! SPAK 3 muaj kohë të plotësojë dosjen

Ahmetaj akuzohet për shpërdorim detyre dhe se i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 7 miliardë lekësh.

Shkruar nga Versus

Privatizimi i fabrikës “Buka”, GJKKO nuk nis hetimet për

Gjykata e Posaçme nuk ka nisur gjykimin dhe ka kthyer mbrapsht dosjen hetimore të SPAK për fabrikën “Buka”, për të cilën është nën akuzë ish-zv kryeministri Arben Ahmetaj.

Gjykata i ka lënë Prokurorisë së Posaçme 3 muaj kohë për të plotësuar hetimet dhe për të ridërguar dosjen në GJKKO. Ish-numri dy i qeverisë në këtë dosje akuzohet për shpërdorim detyre duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm ekonomik prej 7 miliardë lekësh.

Prokurori Elvin Gokaj ka afat deri më 10 mars të vitit të ardhshëm për të plotësuar hetimet e munguara në dosjen sipas të cilës Ahmetaj akuzohet nga SPAK se ka shpërdorur detyrën duke favorizuar për të privatizuar shoqërinë “Buka sha” nga biznesmeni Lirim Fezollari.

Që nga muaji korrik i vitit 2023, Arben Ahmetaj ndodhet në kërkim ndërkombëtar për çështjen e inceneratorëve, për disa vepra penale për “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: