AKTUALITET /

Privatizimi i tokave në Himarë, Gjykata e Lartë i jep të drejtë GJKKO-së: Olta Xhaçka nuk duhet hetuar!

Gjykata e Lartë ka vendosur në një linjë me Gjykatën e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, (GJKKO) për Olta Xhaçkën. Togat e zeza vendosën kundër rekursit të Fredi Belerit për hetimin e ish-ministres së Jashtme dhe bashkëshortit të saj Artan Gaçi, lidhur me privatizimin e tokave në Himarë ku do ndërtohej resort turistik, dhe mbi të cilën morën statusin e investitorit strategjik.

Shkruar nga Versus
Privatizimi i tokave në Himarë, Gjykata e Lartë i jep të
Olta Xhaçka në SPAK

Gjykata e Lartë ka vendosur në një linjë me Gjykatën e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, (GJKKO) për Olta Xhaçkën.

Togat e zeza vendosën kundër rekursit të Fredi Belerit për hetimin e ish-ministres së Jashtme dhe bashkëshortit të saj Artan Gaçi, lidhur me privatizimin e tokave në Himarë ku do ndërtohej resort turistik, dhe mbi të cilën morën statusin e investitorit strategjik.

SPAK vendosi dy herë mosfillimin e procedimit penal, teksa Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Orbganizuar e urdhëroi ta hetonte kallëzimin e Fredi Belerit pasi kishte elemente që ngrinin dyshime të arsyeshme për konsumim të veprave penale.

SPAK nuk u pajtua dhe pasi e mbajti për disa ditë sërish dosjen, iu drejtua Apelit Antikorrupsion, ku kjo e fundit ndryshe nga Shkalla e Parë i dha të drejtë SPAK-ut.

Tashmë Shkalla e Tretë me relator Sokol Binaj dhe anëtar Ilir Panda e Sander Simoninë në seancën gjyqësore të të hënës, la në fuqi vendimin e Apelit, pra që çifti Xhaçka-Gaçi të mos hetohen.

Beleri kërkonte pikërisht të kundërtën dhe të urdhërohej SPAK që të hetojë ish-ministren deh bashkëshortin e saj.

Ai e kallëzoi Xhaçkën dhe ish-deputetin socialist Artan Gaçi, për disa vepra penale që kishin të bënin me falsifikimet e kryera për marrjen e rreth 10 mijë m2 tokë. E teksa refuzoi hetimin e çiftit socialist, SPAK mori të pandehur për shpërdorim detyre ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro, lidhur me tjetërsimin e dy sipërfaqeve të tokës mbi të cilat Artan Gaçi mori statusin e investitorit strategjik./Versus.al

Poll