
Joni Keta, zëvendësdrejtuesi dhe drejtuesi i komanduar i Byrosë Kombëtare të Hetimit, është propozuar zyrtarisht nga SPAK për të marrë drejtimin e “FBI-së” shqiptare pas një gare katër mujore.
Treshja e prokurorëve Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra kanë rënë dakort që Keta të jetë kandidati i vetëm për votim në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, çka pritet të ndodhë më 11 dhjetor.
Joni Keta ka udhëhequr BKH-në si i komanduar për disa muaj, dhe tashmë kandidatura e tij po shkon drejt miratimit, duke qenë favorit për mandatin e radhës.
Votimi në KLP do të përcaktojë nëse ai do të qëndrojë në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit për pesë vitet e ardhshme, institucion që mbikëqyr hetimet e nivelit të lartë në Shqipëri.
7 Garuesit për kreun e BKH-së:
Andi Pogaçe
Artur Beu
Elton Kërluku
Gentian Ndoi
Gentjan Shehaj
Gledis Nano
Joni Keta./Versus.al
