AKTUALITET /

Pronari i shpallur në kërkim, ambasadorja amerikane dhe hollandez vizitë në Delvina Gas! Si Sokol Meqemeja pagoi 100 mijë dollarë muaji për firmën amerikane të lobimit

Ngarkuara me Punë e SHBA-së Nancy VanHorn dhe Ambasadori holandez Reinout Vos vizituan kantierin Delvina Gas në Delvinë, ku u panë me kapele logo-kompanisë. Pronari Sokol Meqemeja, pas hetimit penal 2025 për impiant pa leje, pagoi 100 mijë $/muaj firmën Mercury Public Affairs për lobim (FARA).

Shkruar nga Versus

Pronari i shpallur në kërkim, ambasadorja amerikane dhe hollandez

Një vizitë e nivelit të lartë diplomatik ka ndezur diskutime të gjera në Shqipëri: Ngarkuara me Punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn, dhe ambasadori holandez Reinout Vos u parë dje në kantierin e kompanisë Delvina Gas në Delvinë, ku mbanin kapele pune me logon e dukshme të kompanisë.

Imazhet, të postuara në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në Facebook, shoqëroheshin me një njoftim që theksonte interesin për zhvillimin e sektorit energjetik shqiptar, në përputhje me prioritetet e administratës Trump për sigurinë energjetike globale dhe krijimin e një mjedisi rregullator miqësor ndaj investimeve të huaja.

Njoftimi zyrtar nënvizonte se “Presidenti Trump po nxit një epokë të re të rritjes së prodhimit energjetik amerikan”, dhe se kjo vizitë synonte të eksploronte mundësitë për investime ndërkombëtare në fushën e gazit në Delvinë.

Megjithatë, fotot ku diplomatët shfaqen me kapele Delvina Gas ka nxjerrë në pah një kontekst më të ndërlikuar.

Kompania, e drejtuar nga biznesmeni i njohur Sokol Meqemeja, ka qenë në qendër të polemikave ligjore.

Në verën e vitit 2025, Meqemeja u shpall në kërkim nga policia shqiptare për ndërtimin pa leje të një impiant gazi (TEC) në pronë publike të koncesionuar, një çështje që mbetet ende nën shqyrtim të prokurorisë.

Vetëm pak kohë pas këtij incidenti, Meqemeja lidhi një kontratë 6-mujore me firmën amerikane të lobimit Mercury Public Affairs, me një vlerë prej 100 mijë dollarësh në muaj – kontratë e regjistruar zyrtarisht në FARA (Foreign Agents Registration Act).

Qëllimi i deklaruar ishte sfidimi i asaj që ai e quajti “persekutim qeveritare” ndaj kompanisë së tij.

Dhe nuk vonoi shumë nga lidhja e kontratës së lobimit. Në kantierin e Delvina Gas, mbërrin për vizitë, shoqëruar me foto, madje me dy ambasadorë, delegacioni amerikano-hollandez.

Gjithashtu qarkullojnë zëra për një shitje të mundshme të Delvina Gas drejt një konsorciumi të panjohur amerikano-hollandez, por asnjë konfirmim zyrtar nuk e mbështet ende këtë hipotezë.

Sokol Meqemeja nuk është emër i panjohur në media: Pronar i Frigo Food (importuesi kryesor i produkteve Wudy dhe AIA), ai është përmendur gjithashtu në dosjen SPAK për Arben Ahmetajn, ku akuzohet për transferta financiare të dyshimta prej 140 mijë euro përmes shitjesh fiktive apartamentesh me Sonila Goxhën, nënën e fëmijëve të tij./Versus.al

 

Poll