AKTUALITET /

Protesta shpërndahet edhe në diasporë, shqiptarët mblidhen sot paralelisht në Berlin e Munchen

Shkruar nga Versus

Protesta shpërndahet edhe në diasporë, shqiptarët mblidhen

Jehona e protestës masive që prej tre ditësh po zhvillohet në Tiranë, ka mbërritur edhe në diasporë.

Ndërkohë që edhe sot është paralajmëruar një tjetër protestë, edhe shqiptarët në Berlin e Munchen në Gjermanisë kanë paralajmëruar protesta. Në Berlin protesta do të mbahet përpara ambasadës shqiptare dhe do të nisë në orën 18:30. Në të njëjtën orë nis edhe në Munchen.

Posteri i shpërndarë nëpër rrjete sociale përmban shprehjen: "Shkëndija e protestës shpërndahet edhe në diasporë.”.

“Për natyrën, për të drejtën, për Shqipërinë”- shkruhet më tej.

Protesta shpërndahet edhe në diasporë, shqiptarët mblidhen Protesta shpërndahet edhe në diasporë, shqiptarët mblidhen  

Sot pritet të jetë dita e katërt e protestës masive që ka përfshirë vendin dhe që nisi me kërkesën për anulimin e projektit në Zvërnec, por thirrjet e të pranishmëve artikulojnë edhe kërkesën për dorëheqjen e Ramës dhe të klasës së vjetër politike për shkak të situatës ku ndodhet vendi. Versus.al

Poll