AKTUALITET /

“Pse e shisni sikur më ekstraduat, erdha vetë”, zbardhet dëshmia e Florenc Çapjas në GJKKO: S’kam pasur kurrë SkyEcc

I pandehuri mohoi njohjen me vrasësin me pagesë Nuredin Dumanin dhe tha se dosja e tij është pa veprime hetimore të SPAK.

Shkruar nga Versus
“Pse e shisni sikur më ekstraduat, erdha vetë”, zbardhet
Florenc Çapja

Gjykata e Posaçme ka lënë në qeli, Florenc Çapjan, të dënuarin në mungesë me burgim të përjetshëm nën akuzën e vrajsjes së babë e bir Nezir dhe Gentian Beqiri në vitin 2012.

Ai gjithashtu dyshohet se ka porositur atentatin e dështuar ndaj ish-policit Fadil Mema në vitin 2006 dhe se kishte planifikuar vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.

Në seancën ku iu caktua masa e sigurisë “arrest me burg”, Çapja tha se nuk ka asnjë lidhje me porositjen e vrasjes së Sanxhaktarit dhe i kërkoi SPAK që të paraqiste provat nëse ka të tilla. Ndërsa gjithashtu kritikoi organet e drejtësisë që e kanë paraqitur ngjarjen si “ekstradim”.

“Përse e shisni si ekstradim kur unë erdha vetë? Lëvizja i lirë në Stamboll dhe jam arrestuar. Më thoni përse dosja ime është pa veprime hetimore dhe më keni dënuar vetëm me dëshminë e E.Bardhit për vrasjen në 2012. Nuredin Dumanin nuk e njoh fare dhe nuk i kam kërkuar kurrë vrasjen e Sokol Sanxhaktarit. Nuk kam pasur kurrë SkyEcc”- u shpreh Çapja mes të tjerash gjatë dëshmisë së tij në GJKKO.

I pandehuri për dosjen “Plumbi i Artë” njihet gjithashtu si armiku kryesor i të shumëkërkuarit Suel Çela në Elbasan. Ndaj të dënuarit tjetër me burgim të përjetshëm, Ardian Çapjas, Suel Çela kishte organizuar një atentat me snajper për ta eleminuar, atentat që dështoi.

Të premten, rreth orës 16:00 Florenc Çapja mbërriti në Rinas nën masa të shumta sigurie. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: