AKTUALITET /

Publikohen shifrat: Sa e madhe është diaspora shqiptare sot në botë?

Të dhënat, të bazuara në statistikat e Instituti i Statistikave, tregojnë përmasat e mëdha dhe ndikimin e rëndësishëm të diasporës në strukturën demografike kombëtare.

Shkruar nga Versus

Publikohen shifrat: Sa e madhe është diaspora shqiptare sot në

Sipas një statusi të publikuar nga Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare, numri i shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit ka arritur në rreth 2.25 milionë për vitin 2025, duke përbërë afro 49% të shtetasve shqiptarë në total.

Të dhënat, të bazuara në statistikat e Instituti i Statistikave, tregojnë përmasat e mëdha dhe ndikimin e rëndësishëm të diasporës në strukturën demografike kombëtare.

Sipas përllogaritjeve zyrtare, jashtë territorit të Shqipëria ndodhen 2,256,346 shtetas, prej të cilëve 1,177,529 janë meshkuj dhe 1,078,817 femra.

Analiza sipas grupmoshave tregon se diaspora shqiptare ka profil kryesisht të ri dhe ekonomikisht aktiv: 18% janë deri në 14 vjeç, 77% janë në moshë pune (15–64 vjeç), ndërsa vetëm 5% janë mbi 65 vjeç.

Këto shifra sugjerojnë se diaspora nuk përfaqëson vetëm një fenomen migrimi, por një potencial të madh njerëzor dhe profesional, që mund të luajë rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe strategjik të vendit./ Versus.al

Tags:

diaspora

Poll