Pas kallzimit të marrë Policia e Shtetit ka nisur hetimet lidhur me incidentin ditën e enjte në fshatin Dukat, ku punëtorët e firmës ‘Gjikuria’ dhunuan me sende të forta dhe bën për spital një banor të zonës.
I dhunuari dhe banor i Dukatit Fshat, Petrit Gjoni, ka vënë re që punonjësit e kësaj firme po gërmonin në pronën e tij që të vendosnin tubat e ujësjellësit dhe është konfrontuar me ta.
Për fatin e tij të keq Gjoni nuk mori asnjë përgjigje por vetëm dhunë fizike.
Por në njoftimin e saj Policia shprehet se banori A.Q që është kallzuar nga Petrit Gjoni ka qenë duke vendosur tubat e ujit në pronën e tij dhe jo në pronën e këtij të fundit.
Petrit Gjoni ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Stacioni i Policisë Orikum referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasin A. Q., 65 vjeç, banues në Dukat, pasi ka bërë kallëzim shtetasi P. Gj., 64 vjeç, banues në Dukat, se 65-vjeçari e ka goditur me sende të forta, gjatë një konflikti për disa tuba uji të vendosura në pronën e shtetasit A. Q., në fshatin Dukat.
Shtetasi P. Gj. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme./Versus







