AKTUALITET /

Qëndroi gjithë natën pa ndjenja në borë, punonjësi i "ONE" kishte shkuar të rregullonte një defekt në antenë

Policia ende nuk ka marrë dëshminë e 50 vjeçarit sepse Kamberi ende nuk flet dot.

Shkruar nga Versus
Qëndroi gjithë natën pa ndjenja në borë, punonjësi
Momenti kur Kamberi transportohet me barrelë

Lumturi Kamberi qëndroi gjatë gjithë natës pa ndjenja në zonën malore të Fushë Arrëzit ku kishte shkuar të rregullonte një antenë të kompanisë “ONE”.

50 vjeçari po merr ndihmë mjekësore në një spital privat, ndërsa më herët ishte transportuar në spitalin e Traumës. Policia ende nuk i ka marrë dëshminë sepse nuk flet dot.

Gjithashtu njërën këmbë ka vështirësi të madhe për ta lëvizur. Punonjësi u gjet rastësisht nga ushtria në fshatin Krrabë. Versus.al

Poll