AKTUALITET /

Radhë kilometrike me emigrantë shqiptarë në Kakavijë, kthehen për festat

Shkruar nga Versus

Radhë kilometrike me emigrantë shqiptarë në Kakavijë,

Emigrantët shqiptar kanë nisur të rikthehen nga Greqia drejt vendlindjes për të festuar krishtlindjet dhe vitin e ri pranë familjarëve të tyre. Këto dy ditë, në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës është shënuar një rritje e shqiptarëve që kthehen në Shqipëri.

Si pasoj e fluksit të lartë, në doganën greke janë krijuar radhë të gjata automjetesh në sportelet e kontrollit të dokumenteve. Numri i lëvizjeve është rritur edhe në dalje nga territori shqiptar.

Autoritetet shqiptare njoftojnë se kanë marr të gjitha masat e nevojshme për menaxhimin e situatës dhe shmangien e pritjeve të gjata.

“Policia Kufitare në Kakavijë ka shtuar kapacitetet e përpunimit, ndërsa është rritur prania e efektivëve për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe për parandalimin e veprimtarive kriminale përgjatë vijës kufitare me Greqinë.

Paralelisht, Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në aksin kombëtar Gjirokastër–Kakavijë, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e një qarkullimi sa më të sigurt gjatë këtyre ditëve me fluks të shtuar”, sqarojnë autoritetet shqiptare./Versus.al

 

 

Poll