AKTUALITET /

Rama kërkoi shkrirjen e AKU-së, Ministrja Denaj pezullon inspektorët dhe formon komision për rivlerësim

Qëllimi i këtij procesi është ngritja e standardit profesional të agjencisë dhe përmirësimi i kontrolleve në sektorin e ushqimit.

Shkruar nga Versus

Rama kërkoi shkrirjen e AKU-së, Ministrja Denaj pezullon

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm të inspektorëve të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit (AKU), një vendim që vjen pak javë pas urdhrit të Kryeministrit Edi Rama për ndërprerjen e menjëhershme të veprimtarisë së kësaj agjencie.

Denaj njoftoi gjithashtu krijimin e një Komisioni rivlerësimi, përbërë nga 5 ekspertë të ngarkuar nga Universiteti Bujqësor.

Ky trup do të analizojë në mënyrë të plotë me shkrim dhe nëpërmjet intervistave si inspektorët aktualë, ashtu edhe aplikantët e rinj, për pozicionet në AKU.

Qëllimi i këtij procesi është ngritja e standardit profesional të agjencisë dhe përmirësimi i kontrolleve në sektorin e ushqimit.

'Kam urdhëruar pezullimin e ushtrimit të aktivitetit të inspektimit pa planifikim paraprak dhe atyre të pamiratuara. Ky urdhër ka në bazë ngritjen e një komisioni të posacëm me 5 anëtarë.

Falënderoj universitetin bujqësor të Tiranës do të ketë 3 anëtarë. Do të vlerësojë në formë të shkruar dhe me gojë  inspektorët e AKU-së. Aplikantët e rinj që do ti bashkohen kësaj trupe do të jenë gjithashtu fokus i veprimtarisë së këtij komisioni për të sjellë në këtë insticion një frymë të re, një qasje të re e mbi të gjitha një etikë të re.

Ky proces do të ketë jo vetëm një analizë të masave e procesve të shkuara por dhe një testim e vlerësim të potencialit tuaj individual në frymë të punës.' tha ministrja Denaj. /Versus.al

Poll