
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga aksioni i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara për lirimin dhe pastrimin e hapësirave publike.
Siç shihet edhe nga pamjet, në Mullet po vijon puna për të pastruar hapësirat e zëna nga automjete dhe motomjete të vjetra.
“Mullet, Tiranë - Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara vijon punën për lirimin dhe pastrimin e hapësirave publike të zëna nga automjete dhe motomjete të vjetra, që i nënshtrohen procesit të çmontimit dhe riciklimit sipas standardeve përkatëse, duke lehtësuar kesisoj mjedisin nga “varrezat” e ndryshkut”- shkruan Rama. Versus.al

