AKTUALITET /

Rast i çuditshëm në Tiranë/ 21-vjeçari i paraqitet si mjek familjarit të pacientin në spital

Bëhet fjalë për shtetasin L. Sh., i cili aktualisht po procedohet penalisht në gjendje të lirë. Ende nuk dihet motivi i tij për këtë sjellje dhe qëllimi i prezantimit si mjek në ambientet spitalore.

Shkruar nga Versus
Rast i çuditshëm në Tiranë/ 21-vjeçari i paraqitet
Foto ilustruese

Një rast i pazakontë mashtrimi është regjistruar në një spital shtetëror në Tiranë. Autoritetet policore njoftojnë se një 21-vjeçar është prezantuar si mjek familjarit të një pacienti të shtruar në spital.

Bëhet fjalë për shtetasin L. Sh., i cili aktualisht po procedohet penalisht në gjendje të lirë. Ende nuk dihet motivi i tij për këtë sjellje dhe qëllimi i prezantimit si mjek në ambientet spitalore.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. Sh., 21 vjeç, pasi i është prezantuar si mjek i një spitali shteteror, shtetasit E. H, i cili kishte të shtruar në atë spital një familjar të vetin” – njoftojnë autoritetet.

Materialet procedurale janë referuan në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme./Versus.al

Poll