AKTUALITET /

“Reformë” tek SHISH, rriten kompetencat e institucionit! Do të ketë akses në disa pika kyçe

Shkruar nga Versus
“Reformë” tek SHISH, rriten kompetencat e institucionit! Do
Godina qendrore e SHISH

Ditën e djeshme, qeveria miratoi ndryshime ligjore që zgjerojnë kompetencat e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH) përsa i takon mbledhjes së informacionit për sigurinë kombëtare. Ky draft parashikon që SHISH të përqendrohet edhe tek kërcënimet kibernetike, siguria ekonomike dhe mbrojtj e infrastrukturës kritike të vendit.

SHISH do të mbledhë informacion brenda dhe jashtë vendit për terrorizmin, ekstremizmin, aktivitetin e shërbimeve të huaja inteligjente, krimet kundër mjedisit dhe përhapjen e armëve të dëmtimit në masë.

Gjithashtu projektligji që pritet të votohet sot në Kuvend ndryshon edhe trajtimin financiar të drejtuesve të SHISH. Kështu, paga e drejtorit nuk do jetë më e përcaktuar në ligj, por do miratohet me vendim të qeverisë.

“Inteligjencës” do t’i njihet e drejta për akses të kufizuar në bazat shtetërore të të dhënave, sipas funksioneve ligjore dhe përmes marrëveshjeve ndërinstitucionale. Versus.al

Tags:

shish siguria

Poll