AKTUALITET /

Reperi i njohur shqiptar jep lajmin e dhimbshëm, i ndahet nga jeta i biri

Përmes një postimi zemërthyes në rrjetet sociale, ai zbuloi se ëndrrat për të birin u shuan papritur, duke lënë pas vetëm dhimbje dhe heshtje.

Shkruar nga Versus

Reperi i njohur shqiptar jep lajmin e dhimbshëm, i ndahet nga jeta i biri

Reperi i njohur Marin ka ndarë me ndjekësit e tij lajmin më të dhimbshëm që një prind mund të përjetojë një prind: humbjen e djalit të tij të vogël.

Përmes një postimi zemërthyes në rrjetet sociale, ai zbuloi se ëndrrat për të birin u shuan papritur, duke lënë pas vetëm dhimbje dhe heshtje.

Reperi i njohur shqiptar jep lajmin e dhimbshëm, i ndahet nga jeta i biri

“Kjo duhej të ishte një lajm i bukur për një beb,” – shkruan ai – “por fatkeqësisht nuk është. Të mërkurën në mëngjes humbëm djalin tonë të vogël. Disa njerëz vetëm ëndërrojnë engjëj, por ne patëm nderin ta mbajmë një në krahët tanë.”
Fjalët e tij rrjedhin si plagë e hapur, e pamundshme për t’u qetësuar. Ai flet për një dhimbje që s’mund të përshkruhet, për një boshllëk që vetëm një prind që ka humbur fëmijën mund ta ndjejë.

“Jemi të shkatërruar dhe zemërthyer – askush nuk duhet të ndjejë këtë dhimbje. Këto ditë kanë qenë jashtëzakonisht të vështira dhe po përpiqemi t’i marrim gjërat ditë pas dite...”
Në këtë errësirë të thellë shpirtërore, Marin gjen forcë për të falënderuar ata që i kanë qëndruar pranë në këtë periudhë të padurueshme.

“Dua t’i falënderoj të gjithë për dashurinë dhe mbështetjen që na keni dhënë në këtë kohë të errët. Derisa të shihemi sërish, engjëlli im, do të na mungosh çdo ditë.”
Me fjalë të prekshme, ai shpreh mirënjohje për partneren e tij Alba – bashkëshorten që përkrah tij po përballon një dhimbje që sfidon edhe vetë jetën.

“Për njeriun më të fortë dhe gruan më të mrekullueshme që ka ekzistuar ndonjëherë, Alba – ne nuk ndalemi kurrë, sepse jemi të bekuar nga Zoti.”
Ky rrëfim ka prekur thellësisht fansat dhe opinionin publik, që prej mëngjesit janë bashkuar me dhimbjen e çiftit, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta dhe një solidaritet të rrallë.

Marini, emri i vërtetë i të cilit është Maringlen Malaj është figurë e njohur e skenës së repit në Shqipëri e Kosovë
Një nga bashkëpunimet më të suksesshme është "Alpha & Omega" me reperen Tayna. Projekti është pritur shumë mirë dhe ka arritur mbi 28 miliona shikime në YouTube. Në fund të vitit 2024, solli këngën e re me titull "Ku je", për të cilën ka publikuar edhe videoklipin muzikor

Poll