Pas përfundimit të procesit të votimit në orën 19:00 më 11 maj 2025, Bashkia e Pustecit në Qarkun e Korçës ka nisur menjëherë procesin e numërimit të votave. Si një nga bashkitë më të vogla të vendit, Pusteci pritet të jetë ndër të parat që do të shpallë rezultatet përfundimtare.
Versus.al siguron dhe rezultatin e kutive të para në këtë Bashki,ku Partia Socialiste dominon me 130 vota, ndërsa Koalicioni PD-ASHM me 52 vota. Në zgjedhjet parlamentare të 2021, rezultati mes PS dhe PD ka qenë me 4 vota, ku Partia Socialiste ka marrë 118 vota ndërsa PD 114.
Rezultatet e tre kutive të para:
Në kutinë e parë 130 PS dhe 52 PD
Në kutinë e dytë 150 PS dhe 118 PD
Në kutinë e tretë 139 PS dhe 38 PD.
Avantazhin në total për PS me 414 vota në raport me 205 që ka marrë PD.
Megjithatë do pritet dhe numërimi i kutive të tjera.
Sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve , paralelisht me numërimin e votave në Pustec, po numërohen edhe votat e diasporës për Qarkun e Korçës. Këto vota po numërohen në “Parkun Olimpik” në Tiranë, ku janë ngritur 12 grupe numërimi për çdo qark. /Versus.al/







